5 gola në 3 ndeshje! Talenti i Shqipërisë është “çmendur” te Cezena, Milani dhe Sasuolo pas 19-vjeçarit Shpendi

Stiven Shpendi po kalon një moment mbreslënës te Cezena. Talenti 19-vjeçar ka shënuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit në Serinë C. Megjithatë skuadra e lojtarit shqiptar është pretendente për t’u ngjitur në Serinë B në vitin e ardhshëm.

Por sipas të gjitha gjasave, Shpendi nuk do të jetë më në këtë skuadër. Ekipe të ndryshme të Italisë janë interesuar për shërbimet e këtij talenti pas shpërthimit të tij. Fiorentina, Milan dhe Empol ishin ekipet e para që e kanë vëzhguar, ndërsa listës iu bashkua së fundmi edhe Sasuolo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *