5 ditë nga mbyllja e merkatos/ Shumë skuadra kërkojnë Rei Manajn, Koeman “e mban peng” me planin e paqartë

Rei Manaj po vazhdon që të jetë pjesë e Barcelonës dhe të stërvitet me ekipin e parë. Por trajneri Koeman nuk ka zgjedhur ende që sulmuesi shqiptar të debutojë në La Liga. A do të vazhdojë ky futbollist që të jetë pjesë e katalanasve? Për këtë duhet të presim deri në ditën e fundit të merkatos, vetëm pas 5 ditësh. Koeman nuk e ka ende të qartë planin e vazhdimit, teksa i kërkuar drejtuesëve të klubit një tjetër sulmues.

Nëse nuk do të vijë një zyrtarizim brenda afatit, mediat në Spanjë raportojnë se trajneri i Barcelonës mund të mbajë Manajn duke parë dëmtimet e shpeshta të Aguero dhe Dembele. Në të kundërt sulmuesi shqiptar do të shitej, ndërsa nuk mungojnë edhe interesimet e shumë klubeve për të. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *