Prishtina e nisi në mënyrën më të keqe të mundshme kampionatin, madje kjo situatë solli edhe shkarkimin e menjëhershëm të Mirel Josës. Fillimisht zëvendësuesi i tij do të ishte Bylbyl Sokoli, ndërsa vetëm pas disa ditësh në pankinë, erdhi edhe Armend Dallku.
Në drejtimin e këtij të fundit, kryeqytetasit kanë marrë 2 fitore, në po kaq ndeshje. Por çfarë problemesh ka Prishtina? Trajneri i të rinjëve të Dritës, Genc Sermaxhaj është shprehur se te kjo skuadër nuk janë marrë rrogat nga lojtarët prej 2 muajsh.
Megjithëse nga ana tjetër ekipet në Kosovë po tregohen korrekte me pagesat, madje me shifra të konsiderueshme. E nëse kjo është e vërtetë, atëherë Prishtina duhet të përballet edhe me kërkesën e ish-trajnerit Mirel Josa, që sipas mediave në Kosovë ka kërkuar 48 mijë euro nga shkëputja e kontratës. /Sport Ekspres/