Finalja e Kampionatit Futsall 2023/ Tirana triumfon në duelin e 3-të & shpallet kampione e Shqipërisë!

Tirana Fustal është shpallur kampione e Shqipërisë për edicionin 2022/2023, pasi triumfoi në ndeshjen e tretë të finales, duke mposhtur Flamurtari Futsal. Ndeshja që ka përmbyllur sezonin e suksesshëm të Kampionatit Kombëtar të Futsalit, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, është zhvilluar të dielën në pallatin e sportit Goga në Durrës dhe përfundoi me fitoren 5-3 të skuadrës kryeqytetase.

Ndryshe nga dueli i dytë, që ka qenë shumë i balancuar deri në sekondat e fundit ku u vendos edhe rezultati final, përballja finale e sezonit ka ofruar edhe më shumë emocione dhe gola. Tirana ka kaluar që në minutën e tretë në avantazh me golin e shënuar nga Kaca në minutën e 3-të, duke zhbllokuar shumë shpejt rezultatin e sfidës, teksa në minutën e 12-të është Doçi që e dërgon topin në rrjetë çuar shifrat në 2-0.

Në minutën e 17-të akordohet penallti për Tiranën, që transformohet në gol nga kapiteni Kaca, duke thelluar rezultatin në 3-0. Flamurtari reagon në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë me Shehajn në minutat 22 dhe 31 e duke ngushtuar shifrat në 3-1, por në minutën e 27-të është Kaca që realizon golin e 4-të për Tiranën dhe tretin personal me penallti. Në minutën e 38-të, Muça i Tiranës realizon edhe golin e pestë që duket se vulosi fitoren e bardheblu, me Shehajn e Flamurtarin që shënon në minutën e 39-të për të fiksuar rezultatin final në 5-3.

Duhet theksuar se ka qenë një finale ku janë akorduar një numër i madh penalltish gjatë lojës me Flamurtarin që ka humbur katër të tilla, ndërsa Tirana humbi 1 dhe shndërroi në gol 2 nga 3 penalltitë e fituara.

Në përfundim të finales së tretë u organizua edhe ceremonia tradicionale me Drejtorin e Futbollit Amator në FSHF, Jurgen Demneri, i cili i ka dorëzuar trofeun e kampionit dhe medaljet ekipit Tirana Futsal. Ndeshja e parë e finaleve e luajtur në Vlorë kishte përfunduar me fitore 9-3 të Tiranës, ndërsa e dyta e luajtur në Tiranë u fitua 2-1 nga Flamurtari.

Kësisoj, Tirana Futsal do të marrë pjesë në turet kualifikuese të UEFA Futsal Champions League

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online