Dejvi Bregu po kalon një formë fantastike në Ligën e Parë të Turqisë. Boluspor është përballur kundër Umraniyespor, atje ku ka fituar në shifrat 1-2. Rezultati ishte në shifrat 1-1 dhe në minutën e parë të shtesës do të vendosej gjithçka.
Pas një shpërthimit të Odise Roshit në krahë do të vinte pasimi i Novak te Bregu, me këtë të fundit që nuk e kishte të vështirë për t’i dhënë tre pikët Bolusporit kundër ekipit të vendit të dytë në Turqi. Në fund nuk kishte sesi të mungonte edhe përfaqimi me trajnerin, teksa Bregu ka shënuar katër gola në tre ndeshjet e fundit. /Elio Hajdari-Sport Ekpres/