4 ekipet e para luajnë bashkë dhe 12 ndeshje në Air Albania, mësoni sesi do të jetë Superiorja në Shqipëri

Futbolli në Shqipëri ka vendosur që të ndryshojë skemë. Për të thithur më tepër audiencë dhe përfitime, është menduar që të ndryshojë ideimi i kampionatit. UEFA e ndihmoi FSHF me disa propozime, ndërsa vetë klubet zgjodhën për idenë më të mirë.

“Supersport” raporton se varianit i zgjedhur është ai i opsionit të parë. Kështu, pasi kampionati të mbyllet me 36 javë, do të kemi një mini kampionat tjetër, këtë herë me 12 ndeshje. Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen vetëm në Air Albania, ndërsa do të luajnë vetëm katër skuadrat e vendeve të para, të cilat do të përballen me njëra-tjetrën dy herë.

Skuadra që do të dalë në vendin e parë pas 36 javëve kampionat, ka avantazhin sepse në rast të pikëve të barabarta në “Final Four”, do të renditet më lartë se skuadra tjetër. Ndërkohë bonusi prej 100 milionë lekësh do të shkojë për ekipin kampion nga 36 javë kampionat, pavarësisht historisë së Final Four. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *