Nga Klaudio Ndreca
Në një vit të shëmtuar dhe ku gjithçka ka shkuar për dreq, tifozët e futbollit europian mund të shijojnë bukurinë e Lidsit. Madje nëse mund të merrte një emërtim, ky mund të quhet fare mirë si viti i Marcelo Bielsës.
Për këdo që ka parë qoftë edhe 90 minuta të vetme në një ndeshje të “Premier League” ku ka luajtur ky ekip në këtë sezon, është padyshim një bukuri e vërtetë e futbollit dhe “ilaç” për sytë. Mjafton që të shohim edhe fitoren e fundit që kjo skuadër e mori në transfertë kundër Aston Villës, ekipit që i kishte fituar të gjitha ndeshjet në këtë sezon, duke turpëruar edhe Liverpulin.
Ishin vetëm 25 sekonda nga fundi, Lidsi po fitonte në shifrat 0-3 në transfertë ndaj Aston Vilës dhe në momentin ku supozohet që lojtarëve u kanë shteruar të gjitha energjitë. Por jo, jemi duke folur për Lidsin e Marcelo Bielsës. Mjafton që të shohim sesi 7 futbollistët e kësaj skuadre marrin sprintin për të “pushtuar” Aston Vilën që në ato momente mund të llogariste vetëm katër mbrojtës. Aksioni nuk do të mbyllej me sukses, por në këtë moment gjithëkush dëshironte që të shënonte edhe një gol tjetër individual. Si të injektuar drogë, por Lidsi është vetë adrenalina e këtij futbolli… /Sport Ekspres/
Bielsa. pic.twitter.com/fsjCVgRyR1
— Emanuele Tedoldi (@Ema272727) October 23, 2020