Në 39 muaj, Karlo Tavekio kaloi jo pak stuhi, edhe pse ka edhe anë që shkëlqejnë të medaljes
Pasi dha dorëheqjen, Karlo Tavekio sheh përpara syve të tij tre vitet si numri “1” i futbollit italian. Më saktësisht, 39 muajt e jetuar në mënyrë të rrezikshme, mes gafave, reformave, një evropiani të mirë dhe një lamtumire historike përpara kohe nga botërori. Tavekio, i lënduar pas dy ndeshjeve ndaj Suedisë dhe ditëve të sulmit, në fund u dorëzua.
Gafat – Nuk ishin 3 vite të qeta ato për ish-numrin 1 të Diletantëve, që kaloi nën udhëheqjen e futbollit që ka rëndësi. Në fillim ishte “rrëshqitja” me fjalinë “Opti Poba”, në mes një rrugëtim reformash, “drita jeshile” për VAR-in, sidoqoftë gjithmonë mes pengesave dhe kritikave: deri te rizgjedhja në mars që dukej se kishte blinduar 4-vjeçarin e radhës për të.
Por, botërori pa Italinë, i pari pas 60 vjetësh, ishte goditja e KO për të hedhur lidershipin e Tavekios në FIGC. Një rrugëtim me pengesa ai i presidentit të federatës, që kishte mbledhur dhe rindërtuar mbetjet e dështimit në Botërorin brazilian 2014. Por, nga 11 gushti i atij viti, dita e zgjedhjeve të federatës, u pa gjithçka, në në ndeshje mes situatash të pasuara dhe probleme si falimentimi i Parmës, reformat e kampionateve por edhe bastet e paligjshme dhe skandalet. Që epoka “Tavekio” në FIGC ishte në shenjën e polemikave u pa menjëherë pas gafës që ish-presidenti i Ligës Diletante, pëprara se të merrte vendin e Abetes në federatë, ai Opti Poba për të cilin kërkoi ndjesë, duke i hapur kështu rrugën kritikëve dhe akuzatorëve.
Konte – Tavekio kalon stuhinë e parë, bëhet president i federatës dhe nis punën post Botërorit me një goditje të madhe: Antonio Konte bëhet trajneri i axurrëve, në vend të Prandelit. Kontratë super, me të drejtat e imazhit të përfshira, ndërhyrjen e sponsorëve, dhe nis aventurën: trajnerit të ri, detyra për të rindërtuar skuadrën, Tavekios sporti në betejën me klubet për të gjetur ekuilibrin e duhur.
Rezultati? Mes tërbimit të Kontes me Ligë dhe rezultateve në fushë, Italia e rinis mirë dhe kualifikohet për në Europian. Turne që axurrët zhvillojnë sa më mirë, duke eliminuar në mënyrë surprizë Spanjën, por me penallti eliminohen nga Gjermania. Federata del e përforcuar nga Europiani dhe punon mbi ndryshimet normative: ndryshon tavanin e organikave mbi numrin e italianëve dhe lojtarëve të ardhur nga Akademitë. Eshtë hapi i parë drejt reformave, që vijon me normat mbi fair play financiar dhe lançimin e qendrave federale: por, në qendër, nëna e të gjitha reformave, reduktimi i Serisë A me 18 skuadra, por që Ligat e hodhën poshtë.
Problemet – Por, problemet janë gjithmonë pas këndit dhe shpesh vijnë nga brenda: ajo e Feliçe Belolit, pasuesi i Tavekios në udhëheqjen e Ligës së Diletantëve, në verbalin e një mbledhje të direktivat quan “4 lesbike” katër futbolliste. Një stuhi e re dhe Tavekio, ende nën presion, del duke e shtyrë Belolin që të largohet. i rizgjedhur më 6 mars pasi mundi sfidantin Andrea Abodi, Tavekio shpresonte që të kishte lënë mënjanë problemet, por ajo që ndodhi nuk ishte problem, por Apokalips.