36 gola në 39 ndeshje! Shqipëria duhet të ketë kujdes, ky është sulmuesi i Suedisë që ka “çmendur” Europën

Shqipëria do të përballet sot në orën 19:00 kundër Suedisë. Kuqezinjtë duhet të kenë kujdes kryesisht nga një futbollist kundërshtar, Viktor Gyokeres. Statistikat e tij janë vërtet të frikshme në këtë sezon.

36 gola të shënuara në 39 ndeshje, pa harruar edhe 14 asiste të dhënë. Falë këtyre shifrave, Gykores ka marrë vëmendjen e shumë ekipeve në Europë. Arsenali është pas këtij futbollisti të Sportingut, i cili sot do të kërkojë të shënojë edhe kundër Shqipërisë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/