Në datën 15 maj të vitit 1985 është përuruar edhe stadiumi i Tomorit. Një ditë historike kjo e sotmja për këtë skuadër, ndërsa në ato vite kishte një brez të artë të lojtarëve, duke u surprizuar të gjithë me rezultatet e marra.
Jo vetëm duke u ngjitur në elitën e futbollit të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe duke prekur në disa vite radhazi edhe gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Për të mbërritur te 15 maj i 1985, atje ku është përuruar edhe stadiumi i Tomorit. Në një ndeshje ndaj Kombëtares së Shqipërisë, ku u organizua një miqësore dhe ku skuadra e Tomorit arriti të fitonte në shifrat 3-1.
Autorët e golave do të ishin Kovaçi, Mile dhe Arbri. Një rekord tifozësh u thye në këtë përballje, pasi u ndoq nga afërsisht 16500 tifozë. Tashmë e gjitha kjo shihet si një kujtim dhe mirazh i largët, pasi ekipi është shumë larg shkëlqimit të atyre viteve. /Sport Ekspres/