Zyrtare/ Nuk humb kohë për pasardhësin e Tuhel, PSG prezanton një ish si trajnerin e ri

Nuk ka më kohë për të humbur dhe PSG-ja ka zgjidhur çështjen e trajnerit. Stoli i nënkampionëve të Europës është dhurata që Poçetini ka marrë në këtë vit të ri. Argjentinasi është përfolur që në momentin kur Tuhel u shkarkua nga detyra, por parisienët kanë pritur ditët e para të këtij 2021-shi për të bërë gjithçka zyrtare.

PSG-ja ka prezantuar Poçetinon përmes faqes së vetë zyrtare në rrjetet sociale. Ish-trajneri i Totenhemit ka firmosur një kontratë që e mban të lidhur në kryeqytetin francez deri në qershorin e vitit 2022 me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër vit. Kështu kampionët e Francës e gjejnë zgjidhjen te një ish i tyre, pasi Poçetino ka mbajtur veshur fanellën e PSG-së në kohën kur ka qenë aktiv si lojtar në futboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *