Tirana ka bërë shpërthimin më të papritur në këtë sezon të Superiores, ndërsa me fitoren e fundit në drejtimin e Egbosë numëron 16 fitore dhe 1 barazim në 17 ndeshjet e zhvilluara.
Pavarësisht kësaj ka shumë dyshime nga ana e kundërshtarëve, ku sipas klubit të Kukësit janë “fitore të çuditshme”.
Megjithatë nëse shohim ndeshjet e fundit ka një shpërthim të sulmit të Tiranës. Jo pak, por 15 gola janë realizuar në 3 ndeshje. Për ta nisur nga ajo fitore 1-3 ndaj Bylisit, për të vazhduar me triumfin 5-0 ndaj Luftëtarit dhe me rezultatin 5-1 ndaj Besëlidhjes.
Kjo tregon saktësisht sesa mirë funksionon mekanizmi i ekipit dhe nuk mund të flitet për asgjë të çuditshme, për sa kohë vazhdohet në këtë drejtim. /Sport Ekspres/