3/4! Ilir Daja merr një tjetër rezultat impresionues me Ballkanin, tani mund edhe vendin e 3 të Sllovakisë

Skuadra e Ballkanit po kalon një fazë mjaft të mirë përgatitore. Ekipi nga Suhareka ka zhvilluar katër miqësore në Antalia, ku po bind gjithnjë e më shumë nën drejtimin e Ilir Dajës. Pas fitores 6-1 kundër Nyiregyhaza-s, barazimit me ekipin e elitës bullgare, Arda, fitores 1-0 ndaj Oleksandria që ndodhej në vendin e 6 të Rusisë, këtë herë vjen tjetër rezultat pozitiv.

Ballkani ia ka dalë që të fitojë me shifrat 2-1 ndaj ekipit të njohur të Ruzemberok, që ndodhet në vendin e tretë të kampionatit të Sllovenisë. Një rezultat fantastik ky i Ilir Dajës që tregon se do të jetë gati për vazhdimin e kampionatit në Kosovë dhe rivalët duhet ta kenë seriozisht frikë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online