Gentian Selmani po ecën në rrugën duhur dhe po ngjit një nga një shkallët në karrierë. Pas kapërcimit nga Superiorja drejt Ligës së Parë turke, tashmë vjen hapi i radhës për gardianin shqitpar. Portieri i Kombëtares U-21 të Shqipërisë me shumë mundësi do të luajë në Super Ligën e Turqisë.
Mediat turke bëjnë me dije se Selmani ka tërhequr vëmendjen e Erzurumspor. Këta të fundit janë ngjitur në elitën e kampionatit turk dhe kërkojnë të kyçin katërkëndëshin e tyre me Gentian Selmanin. Menemespori pritet të arkëtojë 250 mijë euro nga shitja e talentit shqiptar, nga i cili nuk do të heqi dorë përfundimisht pasi do të mbajnë 25% të kartonit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/