Futbolli italian e ka si një djalosh 17-vjeçar, që është hedhur në rrëmujë dhe, më i fortë se kolegët e tij të vjetër. Dhe tani që po vjen fundi i karrierës, ndoshta do të përshëndesë Bufonin si një ikonë e topit italian. Kampion bote, rekordmen për tituj të fituar, numri më i madh i ndeshjeve (në përgjithësi dhe si kapiten) me fanellën e Italisë. Por, sidomos, një figurë kurrë banale, gjithmonë i aftë që të krijojë (dhe mbështesë) një debat. Karriera e Bufonit nuk kalon vetëm nga pritjet e mëdha, por edhe nga fjalë që e kanë shoqëruar. Në të mirë apo në të keq.
Roli i portierit
“Një portier duhet të jetë mazokist. Si rol mund të krahasohet me arbitrin. Ka pushtetin që të komandojë, por edhe të pësojë gola, nuk mund të shënojë dhe duhet të suportojë fyerje të vazhdueshme. Psikologjia duhet të studiojë këtë rol kaq kontradiktor. Për mua, të bëj një gafë është shokuese. Duhen ditë që të marr veten. Kam zili ata që bëjnë më shumë gafa. Befasia apo gjendja e shokut nuk është kaq e madhe”.
Inspirimi N’Kono
“Dashurinë për këtë rol nisa ta kem në botërorin Itali 1990. Isha 12 vjeç dhe u dashurova jo pas Maradonës dhe Linekerit, as edhe Roxher Millës, por Tomas N’Kono, portieri i Kamerunit, që atëherë ishte 34 vjeç, por u fut në ëndrrat e mia dhe kushtëzoi jetën. Eshtë meritë e tij nëse sot jam këtu. Ishte një portier që dilte nga skemat, bënte disa pritje me gruhst fantastike, diçka që nuk ishim mësuar të shihnim. Pra, ishte dashuri me shikim të parë për këtë rol”
Pritja 2006
“Është e vështirë që të zgjedh një pritje në veçanti. Për fat, kam bërë disa të bukura, edhe pse mendoj për atë ndaj Zidanit në finalen e Kupës së Botës 2006 në Gjermani, pasi ishte më deçizivja”.
Shembulli
“Çdokush nga ne duhet të gjejë një rrugëzgjidhje nga pesimizmi dhe nëse ia del vetëm, do të ndihesh më i sigurt. Megjithatë, unë nuk dua të edukoj personat: atë e bëjnë prindërit. Në fushë mund të kem sjellje të gabuara apo të drejta, por këto mund të jenë për t’u diskutuar dhe kurrsesi një model. Ballafaqimi mes personave ndihmon që të pranosh limitet”
Talljet “Heysel”
“Të vdekurit janë të vdekur dhe nuk i çajnë b… askujt. Duhet lënë të qetë në paqe dhe të respektohen, qofshin miq apo rivalë. Sepse të vdekurit kanë gra, fëmijë dhe nipër dhe t’i japësh një tjetër dhimbje, përveç asaj që kanë jetuar, është çnjerëzore. Kur shkruhen fjali apo mesazhe, ndoshta pa vetëdijen e plotë, je më i vdekur se i vdekuri. Më provokon mërzi dhe tërbim të dëgjoj të torturohen ende 39 engjëjt tonë në “Heysel”: të mos njollosemi me të njëjtat faje. Jemi burra. Duhet të mënjanohemi nëse duam të mbjellim diçka që të zgjasë dhe konstruktive për njerëzimin. Të mos mjaftohemi të jemi mediokër dhe të ulët vetëm për një hakmarrje për diçka të padrejtë”.
Titujt e “Calciopoli”
“Janë gjashtë tituj radhazi, por edhe 10 në karrierë. Po, 10! Nuk kam turp ta them. i kam fituar të gjithë. Në fushë. Përkrah kampionësh, ndërsa shkruaj shoh fytyra, lodhje dhe buzëqeshje. Federata, Wikipedia dhe Liga thonë që janë 8 tituj. Nuk diskutoj arbitra, gjykatësit apo ligjet. Por, asnjë nuk mund të më mohojë që janë të mijtë. Asnjë polemikë. Jam krenar për atë që kam ndërtuar, fituar në fushë. Kurrë vetëm, gjithmonë në skuadër”.
Asnjë justifikim
“Kam humbur pak në jetën time, por humbjet më kanë mësuar më shumë se fitoret. Kur humbas, shpesh fokalizohem te aftësia e kundërshtarit dhe gabimet që kam bërë. Eshtë një mënyrë korrekte për të mos krijuar alibi. Nuk është mirë të justifikohesh, duke thënë që rivali ishte me fat apo e ndihmuan: janë justifikime që nuk të rrisin. Kam bërë shumë gabime, jam i vetëdijshëm, disa edhe të turpshme. Jam njeri dhe kam të drejtë të gaboj”.
Arbitri Oliver
“Nuk jam këtu duke diskutuar atë që pa apo jo arbitri. Ishte sigurisht aksion i dyshimtë. Është i dyshimtë dhe në minutën e 93-të, pasi në ndeshjen e vajtjes na u mohua një penallti në të 95’, nuk mund të kesh cinizmin për të shkatërruar një ekip që ka dhënë gjithçka në fushë. Ndihesh protagonist sepse nuk ke personalitetin e duhur. Një qenie njerëzore nuk mund të vërshëllejë një dalje nga loja të një ekipi, në një episod suprr të dyshimtë: në vend të zemrës ke një kosh plehrash. Duhet të kesh sensibilitet të momentit, ndryshe qëndro në tribunë dhe ha patatina. Dhe dërgon dikë tjetër, duke thënë se “unë nuk ja dal dot të arbitroj në këtë ndeshje”. Është çështje sensibiliteti dhe çdokush duhet ta ketë. Mori një vendim kafshëror”.
Tërheqja
“Nëse do të thoja që nuk kam frikë, ndoshta do të gënjeja, por brenda meje kam qetësinë dhe harmoninë që më duhen”.