23-vjeçari mori numrin e legjendës Thierry Henry! Të gjithë tifozët dalin kundër, legjenda e Arsenalit u kthehet keq: A keni guxim t’ia thoni në sy?

Sulmuesi i talentuar Eddie Nketiah nënshkroi të shtunën kontratë të re me Arsenalin dhe në vend të numrit 30, tani do të mbajë numrin 14. Numri i ri i Nketiah i përkiste dikur legjendës së klubit Thierry Henry, i cili luajti për Arsenalin nga 1999 deri në 2007.

Disa tifozë të Arsenalit e kanë kritikuar vendimin pasi nuk besojnë se 23-vjeçari Nketiah ka të drejtë të veshë një fanellë me një numër të tillë dhe se “ai nuk do të jetë kurrë në nivelin e francezit”. Ish-lojtari i Arsenalit, Ian Ëright, i cili shkroi në një rubrikë për Daily Mail, mbrojti sulmuesin:

“Cili është numri? Pse po flisni kur nuk keni asgjë pozitive për të thënë për lojtarët tanë? Ju nuk mund ta quani veten tifozë të Arsenalit me këtë negativitet. A mund t’ia thoni këtë Eddie në fytyrë? Nëse jo, atëherë ju më mirë hesht”, tha Ëright. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online