21-1 gjuajtjet/ Trajneri i Holandës për barazimin e rrallë me Kosovën: Dy autobuza, portieri për statujë

Ndeshja mes Holandës U17 dhe Kosovës U17 ka marë një jehonë të madhe dhe kjo jo vetëm falë rezultatit 1-1, por më tepër prej statistikave të dala në fund të takimit, ku tulipanët e rinj dominonin totalisht me 90% mbajtje topi dhe me numrin e goditjeve 21-1 në favor të tyre.

Ky barazim është përjetuar si humbje nga holandezët, që e kanë pasur ndeshjen në dorë, por vetëm një moment mospërqendrimi i hoqi mundësinë e fitores. Një dramë kjo për ta, pasi dardanët nuk arritën të dilnin jashtë gjysmëfushës së tyre, madje në pjesën më të madhe të lojës u tërhoqën brenda 16 metërshit të tyre. Për më tepër, edhe mbrojtësat e portokallinjve po bënin rolin e sulmuesit në pjesën e dytë të takimit.

Trajneri i 17-vjeçarëve të Holandës nuk e beson rezultatin dhe do të shprehej pas ndeshjes se lojtarët e Kosovës më tepër ngjasonin me një autobus blu të parkuar. Madje ironizon edhe duke thënë se portierit Bytyçi i duhet bërë një statujë nga shteti i Kosovës.

“Duhet të ndërtosh një kufi gjatë një kompeticioni. Ata kishin parkuar dy autobuza blu dhe ne nuk mundëm të depërtonim përmes tyre mjaftueshëm. Ky nuk është rezultati që ne shpresonim dhe kjo është e qartë. Ai (Bytyçi) do të marrë një statujë në Kosovë”, ka thënë trajneri Mischa Visser./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online