“2024 emocionuese, ylli i dytë do të mbetet përgjithmonë”, Inzagi flet pas fitores: Gjetëm një ekip të plagosur, por të gjallë

Interi e ka mbyllur me fitore vitin 2024. Zikaltrit mposhtën sot në transfertë Kaljarin me rezultatin e pastër 0-3. Simone Inzagi ka komentuar fitoren pas përfundimit të ndeshjes. Trajneri italian ka deklaruar se viti 2024 ka qenë shumë emocionues për Interin dhe se shtimi i yllit të dytë në fanellë do të mbetet përgjithnjë në histori.

“Nuk ishte e lehtë të vinim këtu në Kaljari dhe të fitonim në këtë mënyrë. Gjetëm një ekip të plagosur, por të gjallë. Performancë ekipore e shkëlqyer. Një 2024-re emocionuese i erdhi fundi. Ylli i dytë do të mbetet përgjithmonë dhe do të na bashkojë gjithnjë me tifozët. Por tani duhet të shohim përpara dhe të mendojmë për Super Kupën”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/