2 gola dhe 1 asist kundër Plymouth dhe pastaj 5 ndeshje pa shënuar! Anis Mehmeti me “sëmundjen shqiptare”, përfundon në stol

Gjithmonë flasim për talentet që ka Shqipëria dhe shumë shpesh kritikojmë Silvinjon për mos grumbullimin e tyre. Pavarësisht se kemi shumë lojtarë me potencial të madh, gjithmonë vëmë re një “sëmundje tipike shqiptare”, lënia e punës përgjysmë, mendimi se u arrit misioni me një ditë të mirë dhe mungesa e vazhdimësisë.

Kjo ka prekur sërish Anis Mehmetin, ashtu si edhe shumë lojtarë të tjerë shqiptarë që luajnë për Shqipërinë dhe Kosovën. Mehmeti përjetoi magjinë e vërtetë kundër Plymouth me 2 gola të shënuar dhe 1 asist të dhënë në fitoren 4-0. Më pas kaluan 5 ndeshje pa shënuar gol, ndërsa në dy ndeshjet e fundit, efekti i Plymouth është larguar për Mehmetin dhe nuk mund ta mbajë më gjatë si titullar në një kampionat të fortë si ai i Championship. Në ndeshjen kundër Ëest Brom, Mehmeti u largua më shpejt nga fusha, në minutën e 70, ndërsa në ndeshjen e fundit kundër Luton qëndroi në stol dhe luajti për vetëm 27 minuta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/