19 sekondat! Vjen ironia dhe kundërpërgjigja e Partizanit, kërkon nga tifozët një emër për…Tiranën

Nga Klaudio Ndreca

Në këto kohë të pandemisë faqet zyrtare të klubeve shqiptare vazhdojnë që të postojnë video nga ndeshjet e kaluara. Shpeshherë kemi pasur edhe një përplasje në distancë mes dy ekipeve kryeqytetase. Partizani ishte i pari që postoi golin që “në tunel” që quhej ndryshe, pikërisht realizimi i Nexhipit. Por bardheblutë kujtuan së fundmi një realizim që vinte për 19 sekonda nga ana e tyre ndaj të kuqëve, për të treguar se kush ishte goli më i shpejtë.

Në ditën e sotme, klubi i Partizanit ka nxjerrë statistikën e një ndeshje dhe me golashënuesit në fitoren 1-2 ndaj Tiranës, teksa realizonte Batha dhe Sukaj. Por pyetja ishte se ndaj kujt ishte fituar dhe emri i Tiranës ishte fshirë qëllimisht, për ta bërë në një formë kuitzi ironik, që dihej natyrisht se në përgjigjet e tifozëve do të kishte shumë fjalë të tjera të përmendura përveçse emrit të saktë të bardhebluve. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online