18 orë pasi hodhi firmën! Kamberi debuton te Rangersi, media e sulmon: U tregua edhe budalla!

Florian Kamberi është zyrtarizuar në orët e mbrëmjes së djeshme te ekipi i Rangersit. Këta të fundit kanë luajtur dhe barazuar pa gola me Aberden, në ndeshjen e nisur në orën 16:00. Trajneri Gerrard pret shumë nga sulmuesi shqiptar dhe nuk ka duruar më gjatë për ta aktivizuar në fushë.

Në minutën e 83 të takimit ka debutuar Kamberi në fushë, ndërsa kishte 18 orë që nga hedhja e firmës. Kjo tregon qartësisht besimin që ka Steven Gerrard te futbollisti në fjalë, për shkak të aftësisë që zotëron dhe asaj që ka treguar te Hiberniani.

Por në Skoci kanë nisur edhe sulmet e para për këtë lëvizje. Gazetari i “SUN Sport”, Micheal Steëart, i cili del kundër fjalëve të thëna nga Florian Kamberi në prezantim. Sulmuesi u shpreh se e ka dëshiruar që më parë që të ishte pjesë e këtij ekipi dhe që ka tifozët më të mirë në botë, megjithëse formula e largimit ishte huazim me të drejtë blerje.

“Do të jetë në telashe serioze sepse është marrëzi që të dalë me komente të tilla. Ju e huazoni në një klub rival dhe duhet të tregohet i respektueshëm me ekipin që ka qenë më herët. Me ato fjalë që tha në prezantim u tregua mos respektues ndaj Hibernianit dhe budalla për të qenë i sinqertë”, shkruan Steëart. Kamberi duket të jetë i vetëm dhe kundër të gjithëve në Skoci, për t’u dëshmuar vlerat dhe aftësitë që zotëron edhe në një skuadër të njohur si Rangersi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *