17-vjeçari shqiptar është “thesari“ i Shkëndijës, kuqezinjtë i kërkojnë 800 mijë euro klubit të elitës së Turqisë

Shkëndija është në negociata me klubin e Gaziantepit për transferimin e sulmuesit të saj 17-vjeçar. Dashmir Elezi është “thesari” i kuqezinjve dhe këtë gjë këta të fundit e dinë më së miri, prandaj nuk dëshirojnë ta lëshojnë pa pasuruar arkat e tyre.

Sipas “Sportmedia.mk“ skuadra që luan në elitën e futbollit turk ka ofruar 400 mijë euro në tryezën e Shkëndijës, por këta të fundit nuk joshen nga një shifër e tillë. Tetovarët dëshirojnë 800 mijë euro për talentin e tyre, i cili deri më tani ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 3 asiste në 38 paraqitje të zhvilluara gjithsej. Ndërkohë, në ofertën e bërë, Gaziantep i kërkon Elezit të luajë me Shkëndijën deri në momentin që do të mbushë 18 vjeç./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *