Shqipëria do të luajë dy ndeshje finale në nëntor në Ligën e Kombeve, kundër Çekisë dhe Ukrainës. Për ndeshjen kundër Çekisë, stadiumi është Sold Out.
Deri diku e kuptueshme duke parë veprimin e çekëve në ndeshjen e parë dhe faktin se tifozët janë të karikuar për hakmarrje.
Por nëse nuk do të gabohet në ndeshjen e parë, finalja e vendit të parë do të luhet kundër Ukrainës. Deri tani janë shitur 17.000 bileta kundër Ukrainës që nënkupton se tifozët janë për të mbështetur Kombëtaren dhe nuk motivohen thjesht nga emri i kundërshtarit. /Sport Ekspres/