Një nga klubet më të rëndësishme në Shqipëri, Partizanit, sot ka një datë të veçantë dhe duhet të festojë. Të kuqtë mbushin 74 vite që nga krijimi i tyre në 4 shkurt të vitit 1946. Që nga ajo kohë Partizani ka arritur që të fitojë 16 tituj kampion, 15 Kupa të Shqipërisë, 3 Superkupa të Shqipërisë dhe 1 Kupë Ballkanike.
Padyshim që mbetet një skuadër e cila i ka dhënë formën kampionatit shqiptar prej vitesh, ndërsa gëzon edhe një mbështetje të madhe në vend. “Skuadra legjendë me tifozerinë më të madhe në të gjithë vendin”, ky është etiketimi që i bëjnë vetvetes në “Facebook”. /Sport Ekspres/