Probleme për Liverpulin, veçanërisht në mesfushë. Me Adam Lallanën të dëmtuar, Emre Xhan gjithashtu, Klop ka humbur dhe shërbimet e mesfushorit Aleks Okslejd-Çambërlein. Ai është detyruar të lërë fushën e lojës kundër Romës pas vetëm 18 minutash lojë si pasojë e një dëmtimi në gju. Sinjalet e para janë vërtet negative. Këtë e ka përmendur dhe trajneri Jurgen Klop pas ndeshjes.
“Nuk mund të flas me siguri, por dëmtimi i tij duket mjaft serioz. Ky është një lajm i keq për ne. Tani kemi probleme në mesfushë, ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm në takimet e ardhshme”- ka thënë tekniku gjerman. Çambërlein ka lënë fushën e lojës me paterica dhe sipas të gjitha gjasave ai e ka mbyllur sezonin. Tani problemi qëndron nëse ai do të arrijë të riaftësohet në kohë për kampionatin botëror në Rusi.