LIVE, Keshla-Laçi 0-0
Laçi ka arritur të kualifikohet në turin tjetër të Europës pas fitores në ruletën ruse, teksa 120 minutat nuk kanë mjaftuar për të dhënë verdiktin final. Një tjetër sukses i ekipeve shqiptare që pas Teutës dhe Kukësit, por edhe Tiranës ndaj Dinamo Tbilisit, nuk kanë dështuar në provën e parë të Europës.
Takimi do të mbyllej 0-0 për 90 minuta, ndërsa Oliveria u ndëshkua me të kuq në minutën e 72. Ndërkohë në minutën e 112 do të ishte Aliev që do te merrte kartonin e dytë të verdhe për të kthyer baraspeshën në 10 lojtar. Ndërkaq në ruletën ruse kurbinasit nuk gabuan asnjë me Nuabezen, Lushkja, Rapo, Mazrekaj dhe Ignjatovic. Ndërkohë Qyrtymov do të gabonte në penalltinë e fundit duke u evituar nga Sherri, me portierin shqiptar që vendosi kualifikimin./Sport Ekspres/