Ledio Pano ishte pjesë e panelit të të ftuarve në studion e “Real Story” nga Sokol Balla. Lista e shpallur nga Silvinjo ishte tema e diskutimit të emisionit. Pano ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për Armando Brojën. Ish-lojtari i Kombëtares shqiptare ka thënë se 11-shja e kuqezinjve duhet të nisë pikërisht nga Broja.
“Broja është diçka tjetër për ne. Është tjetër stil, është tjetër cilësi. Është i pazëvendësueshëm. Për mua, 11-shja fillon nga Broja, pastaj vijnë të tjerët. Për cilësitë që ka, është gjë tjetër se çfarë jep dhe se çfarë mundësish ka”, është shprehur Ledio Pano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/