Ballkani ishte më pak i prekur nga virusi Covid-19, por kjo sërish nuk e frenoi izolimin për javë të tëra të vendeve. Teksa situata duket me e qetë, rikthimi i futbollit nuk mund të shtyhet për më vonë. Java e parë e qershorit do të çeli një pjesë të madhe të aktiviteteve sportive në disa vende të Europës. Por ‘kundër’ rrymës duket se do të ecë Serbia. Shteti fqinj ka njoftuar rikthimin e tifozëve në stadium që prej 1 qershorit.
Ndonëse vendi numëron 11 mijë të infektuar dhe afro 240 viktima, hapja e stadiumeve për tifozët duket ilaçi më i mirë i kësaj situate. Kjo për faktin se ekonomikisht klubet janë mjaft të rënduara, po aq edhe sa psikologjia e shumë tifozëve që të jetonin pa futboll nuk e kishin menduar. Sa u përket masave të marra, Serbia do të vendos një distancë mbi 1 metër për çdo tifozë në stadium si dhe do të ndiqen masat higjeno-sanitare. Një vendim i tillë në Shqipëri ende nuk është menduar të aplikohet nga qeveria./Sport Ekspres/