107 pritje! “Spidermenin shqiptar” e shpallin tek më të mirët në Europë, numrat vlerësojnë Etrit Berishën

Etrit Berisha ka nxjerrë më të mirën e tij në portën e Spalit. Huazimi te këta të fundit duket se ishte vendimi më i mirë për të dhe kjo është parë qartë në fushën e lojës. Pritje pafund nga duart e Berishës këtë sezon, duke u mohuar jo pak herë golin kundërshtarëve. Padiskutim vendimtar me ndërhyrjet e tij, aq sa e meriton me plot gojën nofkën “spidermeni shqiptar”. Një epitet që e vërtetojnë edhe shifrat, të cilat e rendisin ndër më të mirët në Europë.

Gardiani kuqezi renditet në vendin e 3-të në listën me 15 portierët më të mirë të kontinentit të vjetër sa i përket pritjeve për këtë sezon. Plot 107 të tilla kanë ardhur prej duarve të Berishës në 26 ndeshje të zhvilluara në total, ndërsa statistikat janë publikuar nga “Opta”. Ndërkohë portieri i Kombëtares shqiptare ka lënë pas emra si Sirigu i Torinos apo Leno i “topçinjve” të Arsenalit. Më sipër vetes sheh vetëm Dubravkan e Neëcastle dhe Aitor Fernandez të Levantes. I pari me 117 pritje në 29 ndeshje, ndërsa kryesuesi me 126 pritje në 27 ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/