10 mijë euro dhe 1 pagë plus! Gaz Demi shpërblen futbollistët e Partizanit për fitoren me Tiranën, ja sesi i motivoi pas derbit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Gaz Demi i ka shpërblyer futbollistët e Partizanit për fitoren në derbi me Tiranën. Të kuqtë arritën që t’ia dilnin në shifrat 2-0 me golat e Mba dhe Tedi Carës. Sipas “Ora News”, presidenti i të kuqve ka shpërblyer ekipin me 10 mijë euro dhe 1 pagë plus.

“Keni zhvilluar një paraqitje pozitive në derbi dhe dua tu përgëzoj të gjithëve. Ky bonus është për të treguar besimin që kam tek ju. Kërkoj të vazhdoni me këtë ritëm për të arritur objektivat sezonalë”, mësohet tu ketë thënë Demi futbollistëve, që i ka motivuar në këtë mënyrë për të arritur te titulli kampion. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *