Thuajse dy gola të shënuar për ndeshje. Një mesatare e frikshme nëse dëshiron të synosh kualifikimin në Europian apo të fitosh grupin në Ligën e Kombeve. Sepse, nëse këto tetë gola vijnë edhe nga kombëtare si Maqedonia, Kosova, Ukraina dhe Turqia, atëherë sigurisht që përballë Skocisë dhe Izraelit rrezikojmë gjithashtu të dalim me gola të pësuar dhe po kaq… Nëse, sigurisht, nuk ndryshohen regjistri. Sepse, ajo që De Biazi kishte ndërtuar, me ndonjë përjashtim të vogël, ishte fortesa kuqezi.
Nuk luanim bukur, por arrinim atë që donim dhe, madje, ekipet e mëdha hasnin edhe vështirësi shpesh për të gjetur golin. Vetëm Izraeli ishte njolla më e turpshme, më pas Shqipëria ka qenë gjithmonë e ekuilibruar. Por, ajo që bie më shumë në sy është fakti se tashmë miqësoret janë kthyer në një rutinë dhe futbollistët as që motivohen më. Kështu, në katër të tilla, kemi pësuar 10 gola, pra më shumë se 70% të golave të pësuar në total, bashkë me kualifikueset.