1 vit nën mbikëqyrje, etapat që çuan UEFA-n të dënojë Milanin

 

“I mbikqyruri special” për më shumë se një vit, deri te vendimi I Nionit, që e ka përjashtuar nga kupat e Europës 2018-2019: është historia e kohëve të fundit e Milanit, I ndëshkuar nga UEFA me një përjashtim historic nga kompeticionet europiane që nuk respektoi rregullat e fair play financiar. “Gazzetta dello Sport” është munduar që të kthejë kasetën dhe të ripërshkruajë etapat që sollën këtë verdikt historic të Adjudicatory Chamber (dhoma e hetimit financiar në UEFA).

Reflektorët – Reflektorët e UEFA-s ndizen në prill të vitit 2017, praktikisht në momentin kur Jonghong Li bëhet pronar i Milanit: klubi kuqezi vlerësohet 740 mln euro (520 mln euro si klub dhe 220 mln euro borxhe karshi bankave) dhe biznesmeni misterioz kinez i drejtohet Elliott për një rifinancim prej 303 mln eurosh, për t’u kthyer brenda tetorit 2018. UEFA kërkon menjëherë sqarime për pronarët e rinj dhe për situatën financiare të klubit dhe Marko Fasone, administratori i deleguar kuqezi, propozon “voluntary agrement”, ose ndryshe e thënë një akord i vullnetshëm me të cilin klubi impenjohet me detyrim që të barazojë bilancin nëpërmjet një sërë lëvizjesh dhe masash. Në fillim i vendosur në qershor, shtyhet për në tetor.

“No” Voluntary – Më 15 dhjetor 2017 vjen refuzimi i parë mes të shumtëve nga ana e UEFA-s. Voluntary – propozim i artikuluar nga 150 faqe dosier – refuzohet nga komisioni i FFP (fair play financiar) sepse “ka ende disa pasiguri në lidhje me rifinancimin e borxhit në skadencë në tetor 2018 dhe për garancinë financiare të aksionarit në mazhorancë”. Milani kalon kështu te Settlement Agreement, procedurë që parashikon një akord mes klubit dhe UEFA-s për rikthimin në parametrat e fair play.

Sërish “jo” – Më 22 majin e shkuar, megjithatë, UEFA i mohon kuqezinjve edhe settlement dhe e shtyn gjykimin te dhoma e hetimit financiar të Nionit, pra Adjudicatory Chamber. Pas seancës përpara 5 gjyqtarëve, drejtuesit milanistë nuk fshehin pesimizmin, përshtypje që seanca e djeshme konfirmon: nuk ka Europa League vitin tjetër, në grupe shkon Atalanta dhe në turin paraeliminator Fiorentina. Por, ka mbetur hapi i fundit, shkalla e fundit: Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë mund të përmbysë gjithçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *