Pasi mposhti Sampdorian, në finalen e 11 gushtit në 2016 Roma do të përballej me gjigandët e Real Madrid. Kjo sfidë ishte e vlefshme për kupën “The Mabel Green Cup”. Pas fitores së madhe ndaj Barcelonë në Champions League ku fituan 3-0, Roma do të mundte edhe 13 herë kampionët e Europës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2 në 90 minutat e para. Golat u shënuan nga Marcello dhe Casemiro për madrilenët, ndërsa për kryeqytetasit realizuan Perroti dhe Edin Dzeko. Nga pika e bardhën e penalltive, të kuqtë do të dilnin triumfues me rezultatin 7-6, pasi do të ishte vetë braziliani Marcello që do të prekte traversën për të sjellë fundin e takimit.
Pas kësaj ndeshjeje mjaft të bukur pritej një çmim mbresëlënës, por për çudi trofeu ishte vetëm një bredh i vogël. I gjithë stadiumi shpërtheu nga të qeshurat në momentin kur skuadra e Romës ngriti trofeun./Sport Ekspres/