Pritej që goli i shënuar nga Armando Broja me fanellën e Chelsea t’i jepte më shumë vëmendje sulmuesit shqiptar. Por nuk ndodhi kështu, teksa pas realizimit me Wolves, lojtari nuk kishte asnjë minutë kundër Milanit.
E nëse në një mbrëmje si ajo e Champions League mund të kuptohej vendimi i Potter, trajneri i Chelsea nuk i ka besuar Brojës as kundër Aston Vilës. Lojtari i Kombëtares u aktivizua në minutën e 89 të takimit, ndërsa londinezët fituan 0-2. /Sport Ekspres/