Sulmuesi anësor i Barcelonës, Ousmane Dembele mori përsipër detyrën për t’iu përgjigjur pyetjeve të vështira në një video në kanalin zyrtar të Barcelonës në YouTube. Atij iu kërkua që në pyetje të zgjidhte një nga dy mundësitë edhe pse ishin kërkesa të vështira.
Dembeles, iu kërkua të zgjidhë midis mos të paturit mundësi të lëvizë për një javë apo të mos fliste fare për gjashtë muaj. Zgjedhja e tij ishte qëndrimi në shtëpi për një javë pasi ai nuk mund ta imagjinonte veten të mos flasë fare për një minutë, e lëre më gjashtë muaj.
Më pas u pyet nëse ai do të udhëtonte në të kaluarën apo të ardhmen. Ai zgjodhi të kaluarën, në mënyrë që të shihte shtëpinë e tij të fëmijërisë në Evreux dhe gjithashtu dëshironte të kishte në kontroll fatin e tij.
Në pyetjen e tretë francezi u pyet nëse do të rrinte 1 vit pa luajtur me video-lojëra apo të mos takonte miqtë e tij për një muaj. Përgjigja e tij ishte patjetër heqja dorë nga lojërat, sepse nuk mund të rrinte dot pa parë njerëzit e dashur.
Ousmane Dembele ka kaluar një kohë të vështirë që pas transferimit nga Borussia Dortmund te Barcelona. Ai u ble për 105 milion euro plus shpërblime nga Barcelona duke e bërë atë lojtarin e dytë më të shtrenjtë në botë në atë kohë. Sulmuesi për fat të keq nuk ka arritur ta tregojë potencialin e vertetë që zotëron dhe jo pak herë është përfolur për një largim nga katalanasit. /Sport Ekspres/