Ndeshja e sotme kundër Partizanit ishte e fundit për Regi Lushkjen. Futbollisti i Laçit ka gjetur marrëveshjen me Sherif Tiraspolin dhe do të nisi një aventurë të re në Moldavi. Tifozët e falënderuan nëpërmjet një pankarte, ndërsa nga krahu tjetër, Lushkja ua ka kthyer në “gjuhën e zakonshme”.
Në minutën e 78 të takimit, Regi lëshoi një predhë nga distanca me të jashtmen që përfundoi në cepin e rrjetës. Menjëherë nisi festa e madhe ku nuk u përmbajtën edhe lotët. Në fund të gjithë lojtarët e Laçit e kanë ngritur Lushkjen si të ishte një trofe. /Sport Ekspres/