Zyrtare, Imami e mbyll me Kukësin

0

Eni Imami është një nga lojtarët që ka fituar gjithçka me Kukësin, pasi mbylli sezonin e tretë me verilindorët. I përdorur në shumë pozicione mesfushori kryeqytetas tashmë ndahet nga Kukësi.

Edhe pse mund të konsiderohet si “xholi” i skuadrës, Imami nuk ka qenë ndër të preferuarit e teknikut Peter Pakult, i cili shpeshherë e ka lënë në stol, duke e aktivizuar 19 herë nga minuta e parë dhe 12 herë nga stoli. Në këtë pikë zgjidhja më e mirë për të dyja palët ka qenë “divorci”, që është zyrtarizuar edhe nga klubi.

Vetëm 25 vjeç, Imami ka një CV mjaft të pasur, sepse ka dalë dy herë kampion e ka fituar dy herë Kupën e Shqipërisë.

Prej vitin 2009, kur debutoi me Dinamon, Imami ka luajtur edhe me Laçin e Teutën, duke mbushur thuajse një dekadë në Superiore, ndërsa te Kukësi ka pasur një përmirësim konstant dhe shumë minuta në dispozicion, mbi 1700 në secilin nga dy kampionatet e fundit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.