VIDEO/ VAR-i dhe polemikat e Realit si Seria A, arbitri nuk i jep penalltinë e pastër Alaveshit

Reali i Madridit ka fituar me rezultatin 2-1 në transfertë ndaj Alaveshit, në një përballje e cila nuk ka kaluar pa polemika. Madje që në fillimin e ndeshjes në minutën e 7, kur Alaveshit iu mohua një penallti e pastër.

Militao ka goditur në këmbë dhe brenda zonës Alex Vidal, që menjëherë është rrëzuar. Kontakti është fare i qartë dhe pavarësisht VAR-it që është prezent, arbitri Fernandez jo vetëm që nuk e ka akorduar, por duke dhënë kartonin e verdhë për simulim.

Ramos arriti të gjente golin e parë dhe pak minuta më vonë do të shkaktonte një penallti, atje ku do të vinte edhe barazimin i Alavesh. Megjithatë Carvajal do të sillte fitoren e madrilenëve. Shumë polemika ka pasur gjatë gjithë ndeshjes edhe për dy raste të tjera kundër Realit të Madridit, duke e kthyer La Liga-n në një shëmbëlltyre të Seria A. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Mohamme04026924/status/1200748433658859520