VIDEO/ Po kjo çfarë ishte? Gjuajtje fantastike nga Ziyech, e fut vetë portieri i Chelsea-t

Goli i mbrëmjes ka ardhur në takimin mes Chelsea dhe Ajax, megjithëse kemi edhe 45 minuta për të parë në takimet e “Champions League”. Holandezët po vazhdojnë të mbajnë formën fantastike të edicionit të shkuar, ndërsa janë duke fituar me rezultatin 1-3 në transfertë.

Por goli i tretë është vërtet për t’u pasur në vëmendje dhe për t’u komentuar. Ziyech bëri një goditje fantastike nga pozicioni i pamundur, i afërt me këndoren, duke përfunduar në shtyllë. Ndoshta edhe vetë portieri i Chelseat, Arrizabalaga, që e kuptoi se do të ishte mëkat që topi të mos përfundonte në rrjetë, e ka shtyrë vetë drejt saj, megjithëse e paqëllimshme. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/Ahmed__Wagih1/status/1191817080993206272