VIDEO/ Pjesë e parë që vendoset nga VAR-i, Liverpool e mbyll të parën me polemika

Liverpool e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh 1-0 në takimin kudër Wolverhampton. Por polemikat nuk kanë munguar as këtu, ku VAR-i ka qenë aktori kryesor në këtë ndeshje. Goli do të vinte nga Sadio Mane në minutën e 42, që mori edhe konfirmimin nga teknologjia. Pati dyshime për një ulje të topit me dorë nga Lallana, por nga rishikimi i pamjeve gjyqtari vendosi të quante golin të rregullt.

Për të kaluar më pas në minutat shtesë të pjesës së parë, që janë mbushur nga polemikat. Wolves do të tregonin dhëmbët duke ndëshkuar ekipin e Klopp, por VAR-i nuk është i këtij mendimi. Një dorë e zgjatur më tepër seç duhet, bën që goli të dalë i pavlefshëm./Sport Ekspres/