VIDEO/ Milot Rashica lëshon predhën që shtang Nojerin, e shënon në fushën e Bajernit të Mynihut

Milot Rashica është ylli i momentit sa i përket lojtarëve shqiptarë në Europë. Ky futbollist nuk di të ndalet, ndërsa këtë herë ka tundur rrjetën e Bajernit të Mynihut. Rezultati është në shifrat 0-1, teksa në minutën e 24 erdhi kryevepra e sulmuesit të Kosovës.

Pasi ka dribluar bukur Boateng, ka lëshuar një predhë të vërtetë për të shtangur Neuer. Menjëherë ka nisur edhe festa, pasi i ka shënuar një prej ekipeve më të mira në Europë. Aktualisht është ky gol që po vendos takimin, por jemi ende në pjesën e parë dhe pak shumë për t’u zhvilluar. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/brs2017/status/1205865537621889025