VIDEO/ Goli qesharak në ndeshjen e Ismajlit, e pësojnë pasi portieri ishte duke festuar

Hajduku i Splitit ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj Slaven Belupos, duke mbajtur kreun e kampionatit kroat.  Këtë herë luajti si titullar Ardian Ismajli, pas një shqetësimi të ndjerë dhe që e la jashtë në përballjen e fundit të klubit të tij. Ndeshja u vulos nga një gol që ishte qesharak për nga mënyra se si erdhi. Aktorët kryesorë në realizimin e dytë ishin portierët e të dyja ekipeve. Do të ishte fillimisht guardiani i Hajdukut që do të dorëzonte në mënyrë të gabuar topin te kundërshtari, i cili nuk e mendoi dy herë të shënjestronte portën, duke kërkuar të përfitojë edhe nga pozicionimi jo i duhur i portierit.

Një gol i sigurt në dukje të parë, madje kështu e menduan e edhe lojtarët e Slaven Belupos, të cilët kishin nisur festën, megjithëse topi nuk e kishte kaluar vijën fatale. Shtylla u kishte mohuar golin dhe këtë herë ishin lojtarët e Hajdukut që do të gjenin portierin kundërshtar të paërgatitur. Ky i fundit e kishte lënë portën të boshatisur dhe ishte nisur drejt pankinës për të festuar për atë që ekipi i tij e mendoi si gol, duke ia bërë kështu dergimin e topit në rrjetë si një lojë fëmijësh Hajdukut./Sport Ekspres/