VIDEO/ Goli i mbrëmjes! E bën të mundur Forster, të heq mallin e Roberto Carlos

Goli më i bukur i mbrëmjes ka ardhur nga ana e Rafael Forster, që luan me Ludogorest. Këta të fundit kanë fituar me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Ferencvaros.

Dy gola do të realizoheshin nga mbrojtësi brazilian, Rafael Forster. Me golin më të mirë të realizuar deri tani në “Europa League” dhe që vështirë se do t’ia kalojë tjetër lojtar deri në fundin e këtij kompeticioni.

Tërësisht në stilin e Roberto Carlos, me ekzekutimin që të heq disi mallin për legjendën e Brazilit. Mes një distance të konsiderueshme, gjuajtja e Forster ishte e pandalshme dhe kishte vetëm një destinacion për t’u ndalur, në rrjetë. /Sport Ekspres/