VIDEO/ Christian Eriksen shënon golin e parë me Interin, mundin Ludogorestin në “Europa League”

0

Interi ka arritur t’ia dalë përballë Ludogorestit në transfertë me rezultatin 0-2. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 71 të takimit. Pikërisht nga mesfushori danez Christian Eriksen, që erdhi si përforcim në merkaton e dimrit.

Ky ishte goli i parë për këtë futbollist me fanellën e Interit, që erdhi në “Europa League”. Topi ka përfunduar në cepin e rrjetës, duke ia bërë të pamundur portierit që ta evitojë realizimin. Më pas goli tjetër do të vinte në sekondat e fundit, pas një penalltie të ekzekutuar nga Lukaku. Ludogoresti nuk ka goditur asnjëherë në portën kundërshtare, me zikaltrit që kanë arritur të mbyllin çdo aksion. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.