Vendimi i papritur për tifozët shqiptarë, e vërteta e lënies jashtë të “Autochtonous” në Turqi

Ndërsa na mbeten edhe pak orë për të parë përballjen mes Turqisë dhe Shqipërisë, vendime të reja kanë rezultuar si të papritura për tifozët shqiptarë. Bëhet fjalë për lënien jashtë të simboleve tona dhe asgjë tjetër nuk do të lejohet përveç flamurit kombëtar. Pra “Autochtonous” nuk do të gjendet në “Sukru Saracoglu”.

Por përse kjo sjellje? Faktikisht e gjithë e vërteta është se Turqia nuk e ka marrë këtë vendim vetëm për Shqipërinë, por edhe për veten e saj. Ndërsa janë në momente tensioni në pjesën politike, për shkaqe sigurie Federata Turke e Futbollit ka vendosur që të mos shkaktoj asnjë polemikë më shumë në mediat e huaja.

Me një njoftim të saj në faqen zyrtare, shkruhet dhe kuptohet qartësisht se kjo ndeshje do të ketë rreptësi të madhe sa i përket kontrollit të sigurisë.

Njoftimi i Federatës Turke të Futbollit për tifozët e saj:

“Dyert e stadiumit do të happen në orën 19:00.

Vetëm makinat e pajisura me kartën dhe të drejtën për të qendruara para stadiumit do të lejohen të qendrojnë aty. Lutemi mirësisht që të zgjidhni transportin public.

Banerat nuk do të lejohen për shkak të një vendimi rreth sigurisë. Do të lejohen vetëm flamujt e dy shteteve.

Spektatorët do të kenë 2 kontrolle para se të hynë në stadium. Fillimisht kontrolli i biletës dhe i policisë, më pas leximi i vendit të tyre dhe siguria private.

Objektet që duhet t’i harroni në stadium: “Alkol, flakadan, parfum, çadër, selfi-stiker, cigare-elektronike, laptop, lazer.  Gjithashtu do të kontrolloheni edhe për megafon apo objekte të tjera që shkaktojnë zhurmë në stadium.

Nëse ka në flamujt e Shqipërisë dhe Turqisë vende të tjera jashtë territorit zyrtare të tyre, do të lihen jashtë.”. /Sport Ekspres/