Vendimi favorizues i FSHF-së për talentet, Jupi: Fillon era e re në futbollin shqiptar!

Në Shqipëri po vazhdon puna intensive jo vetëm mbi ndërtimin e arenës së futbollit në kryeqytet, por edhe në aspekte të tjera për të rritur sa më tepër futbollin dhe për një të ardhme më të ndritur.

Një prej vendimeve të fundit që është marrë dhe që ka shumë reagim të mirë, është në lidhje me talentet. Kështu, FSHF ka vendosur shpërblime për talentet e akademive, ndërsa klubet do të kenë të drejtën të fitojnë 3 milionë lekë në vit për akademinë më të mirë, për të zbritur në 2 milionë milionë dhe në 1.5 milionë lekë të reja.

Redi Jupi, njeriu që më parë ka drejtuar Shqipërinë U-21 dhe ka krijuar akademinë e “Football Republic” është shprehur se një vendim i tillë ndihmon shumë edhe për rritjen e futbollit të moshave në intervistën e dhënë për “ABC Neës”.

“Tani fillon era e re në futbollin shqiptar. Deri tani mendonin që nëpërmjet udhrave nga lart mendohej se mund të rregullohej futbolli i moshave. Futbolli i moshave do rregullohet tani pas këtij vendimi që është marrë. Nëpërmjet këtij vendimi dhe infrastruktura do gjejë mënyra që të përmirësohet dhe të shkojë atje ku duhet.

Ato pagesa janë për shërbimin që marrin. Nuk është e vërtetë që nuk ka bursa dhe tolerime për fëmijët e talentuar. Nëse numri do bëhet 50 mijë, 60 mijë patjetër do shkohet tek seleksionimi.

Sipërmarrje shumë të mëdha kjo si academia “Football Republic”. Po shkon mirë. Është organizim i përditshëm i 500-600 komponentëve të ndryshëm. Jemi në rrugën e duhur. Me ngritjen e disa qendrave të tilla pas disa viteve futbolli shqiptar do marrë frytet e tij”, ka thënë Jupi. /Sport Ekspres/