Turbina i rrëmben Dinamos Mirel Çotën

0

Turbina po vijon normalisht përgatitjet për fazën përgatitore dimërore. Në seancën e së martës, cërrikasve i është bashkuar dhe sulmuesi me përvojë Mirel Çota. Ky i fundit do të jetë përforcimi i radhës për të verdhët e trajnerit Bardhi. “Bomberi” Çota ka rënë dakord me presidencën cërrikase që të jetë pjesë e Turbinës në pjesën e mbetur të kampionatit.

Ai do të debutojë me fanellën e verdhë në miqësoren e nesërme, ku Turbina do të luajë në Cërrik me Shkumbinin e Peqinit. Mirel Çota ka një karrierë të pasur, duke spikatur dhe luajtur në Superiore me disa ekipe si: Teuta e Tirana e Elbasani, por edhe në Kategorinë e Parë me Sopotin e Dinamon. Çota tashmë është pjesë e cërrikasve, të cilët përforcohen me një element me karrierë të gjatë që e njeh mirë Kategorinë e Parë.

Mariglen Miraka

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image