Tronditje e madhe për Kosovën, pa Muriqin dhe përfundojnë te “Higuaini i memeve”

Një tronditje të madhe ka pësuar Kosova para ndeshjes me Çekinë dhe Anglinë. Sulmuesi dhe pika e vetme ku bazoheshin dardanët nuk do të luajë asnjë prej këtyre ndeshjeve. Bëhet fjalë për Vedat Muriqin që ishte sulmuesi më i mirë dhe më në formë.

Dëmtimi i fundit në ndeshjen me Fenerbaçen ka kushtuar shumë. Fillimisht Muriqi po ndiente dhimbje, por gjithsesi iu bashkua Kosovës. “Indeksionline” raporton gjendjen e fundit dhe aty thuhet se ky lojtar nuk mund të jetë i gatshëm.

Por kush do ta marrë vendin e tij? Në fakt, për këtë aspekt, Kosova nuk ka alternativa. Tashmë do të përfundohet te Atdhe Nuhiu që më shumë përfundon në lajme dhe bën jehonë për memet tallëse, sesa për veprat në fushë.

Vetëm 1 gol për këtë sezon te Sheffield Wendsday është shumë pak për të marrë Kosovën mbi shpatulla. Mediat në Bullgari do të talleshin me barkun e tepruar të tij dhe do ta quanin si “Higuaini i dytë”. Në aspektin fizik tashmë ka më tepër përmirësime nga Nuhiu, por edhe në ndeshje ndaj Gjibraltarit kur luajti nga minuta e parë, nuk arriti për asnjë moment të ishte kërcënim për kundërshtarët. /Sport Ekspres/