Tremb Sukaj, del duke çaluar. Analizat sot  

0

Forma është e përkohshme, klasi është i përhershëm. Një frazë që përdoret zakonisht për yjet botërorë kur janë jashtë forme, ama i vishet dhe i rri mjaft bukur edhe Xhevahir Sukajt. Sulmuesi ka marrë edhe një herë përdore ekipin e tij duke nxjerrë nga repertori një gol mjaft të bukur. Një gol sulmuesish tipik, nuhatje prej ujku, i vjedh kohën mbrojtëseve dhe… voila!

Në fakt, shkodrani e filloi nga stoli këtë edicion duke i bërë vend Çanit, mëkat! Mbase, “demat” me të në fushë nuk do të kalonin aspak krizën që patën në rezultate. Pa ulur meritat e Çanit, por të nënvlerësosh Sukajn dhe të mos i japësh mundësi të paktën të rivalizojë, është një minus i madh për stafin e kuq, nga i pari e deri te i fundit.

Megjithatë, në radhët e të kuqve ka frikë për sulmuesin. Ai la fushën e lojës në minutën e 58-të për shkak të një dëmtimi. 30-vjeçari çaloi gjatë daljes duke i bërë vend Bardhit. Shkalla e dëmtimit të Sukajt nuk mund të përcaktohet, pasi analizat do të kryhen sot. Kryeqytetasit kryqëzojnë gishtat për sulmuesin, pasi një dëmtim i tij i rrezikshëm do të sillte probleme mjaft të mëdha në majën e sulmit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.