Tramezzani merr drejtimin e Livornos, dy lojtarët shqiptarë pjesë e planeve të tij

Paolo Tramezani do të jetë në krye të ankinës së Livornos. Ish-ndihmësi i De Biasit në suksesin e arritur me Kombëtaren e Shqipërisë, ka nënshkruar një kontratë deri në fund të këtij sezoni. Përpara e pret një detyrë e vështirë, teksa klubi italian është duke kaluar një periudhë të dobët në Serinë B, ku rrezikon edhe rënien në një kategori më poshtë.

Por Tramezzani i ka treguar aftësitë e tij në stol, pasi në të shkuarën ka arritur të përmbushë objektivat e klubeve ku ka drejtuar. Ndërkohë, ky lajm për trajnerin italian është pozitiv edhe për dy lojtar shqiptar, që preferohen nga 49-vjeçari për t’i pasur nën urdhërat e tij. Fjala është për Shkëlzen Gashin dhe Arlind Ajetin, të cilët shihen si përforcimet e radhës për Livornon, në mënyrë që Tramezzani të arrijë objektivin e vendosur nga drejtuesit e klubit, mbijetesa në Serinë B./Sport Ekspres/